Në Maliq ka pllakuar heshtja dhe dhimbja, pas tragjedisë që ndodhi dje. Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14 vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që ‘mbërtheu’ të gjithë banesën, ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe.
Kjo e fundit ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e Tiranës, ndërsa ka djegie në fytyrë dhe trup.
Sakaq, të afërm të viktimave, kanë shkuar për ngushëllim në banesën e xhaxhait të fëmijëve, e cila ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar totalisht nga flakët. Nënë e bir do të përcillen për në banesën e fundit në orën 15:00.
BalkanWeb