Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Muriqanit, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi kosovar me inicialet F. K.
NJOFTIMI I POLICISE
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin kosovar F. K., 31 vjeç, banues në Pejë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë.
BalkanWeb