David Hubert, trajneri i Union Saint-Gilloise, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Interit në Champions.
“Do të luajmë kundër një finalisti të Ligës së Kampionëve. Ata nuk kanë ndryshuar shumë, janë një ekip i mirëorganizuar. Kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit dhe janë të dytët në Serie A. Ky është kundërshtari më i vështirë që Union ka përballuar ndonjëherë në Evropë”.
Do të duhet të luajmë një ndeshje të plotë. Secili do të duhet të japë gjithçka. Detajet do të bëjnë diferencën. Nuk e njoh trajnerin e tyre, Christian Chivu-n. I kam analizuar vetëm për një javë”, shpjegoi ai. “Ata po e ndërtojnë ekipin si vitin e kaluar. Kanë bërë mirë dhe vazhdojnë të bëjnë mirë. Mezi presim të luajmë. Por mbi të gjitha, po përqendrohemi te vetja, te mënyra se si mund t’i përballojmë”.
BalkanWeb