Real për suksesin e radhës, “Los Blancos” presin Juve-n, Endrick kthehet në çështje

Real Madrid po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e raundit të 3 në Champions League, ajo që do të luhet në “Bernabeu” ndaj italianëve të Juventusit. Madrilenët vijnë pas suksesit 0-1 të ngushtë ndaj Getafes në kampionat, një sukses ky e mbajti ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso në krye të La Ligës.

Në Champions ndaj Juventusit, Real do të kërkojë fitoren e 3 radhazi, pas atyre ndaj Marseille dhe Kairat. Përballë do të jetë një kundëtar me tepër potencial, por që vjen në prag të kësaj përballje me presionin e të mos fituarit të një ndeshje prej më shumë se 1 muaji, një moment i vështirë ky për “Zonjën e Vjetër”, që mund të shfrytëzohet nga madrilenët. Sa i takon formacionit të mundshëm, Alonso nuk pritet të ndryshojë diçka në formacion, teksa përpara pritet të rreshtojë Mastantuono, Guler dhe Vinicius, që do të mbështesin sulmuesin francez Kylian Mbappe.

Ndërkohë ditët e fundit në Madrid sulmuesi brazilian Endrick është kthyer në çështje, kjo për shkak se ai është ende pa minuta loje këtë sezon, duke mbetur i paaktivizuar pas pesë ndeshjesh të luajtura. E përditshmja madrilene “AS” raporton madje një episod të fundit që ka shënjuar edhe zemërimin e tij: gjatë ngrohjes për ndeshjen kundër Getafes, ai goditi një shishe, pasi zëvendësimet e katërta dhe të pesta ishin Brahim dhe Gonzalo, dhe jo ai. Pavarësisht interesit të klubeve të tjera evropiane, Endrick nuk ka menduar ende për një huazim, edhe pse dritarja e transferimeve të dimrit po afron dhe ai kërkon mundësi për të luajtur dhe për të qenë pjesë e Botërorit 2026.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×