Shfrytëzonte për tre vite një grua për prostitucion brenda dhe jashtë vendit, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se për 3 vite ka shfrytëzuar një 30-vjeçare për prostitucion brenda dhe jashtë vendit. Sipas burimeve, 30-vjeçarja ka bërë kallëzim në Polici ndaj autorit, se ky i fundit e shfrytëzonte për prostitucion.

Viktima e kësaj ngjarjeje është akomoduar nga autoritetet në një qendër të përshtatshme për të.

Prokuroria po vijon hetimet deri në nj vendim final ndaj 42-vjeçarit.

Njoftim i plotë i Policisë së Shtetit:

Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×