Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një e mitur tentoi vetëvrasje. mëson se 16-vjeçarja ka qenë e lidhur me personin që e akuzoi për përndjekje, që aktualisht është në burg.
Mësohet se vajza me personin që akuzon për përndjekje, Jetmir Llanaj, që ndodhet pas hekurave për një rast gjobëvënie, ka qenë në një lidhje, që e kishin ndërprerë pas arrestimit.
Me krijimin e një lidhjeje të re, vajza u përball me kërcënime dhe përndjekje nga ish-i dashuri i saj. Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka tentuar që të vrasë veten, duke u dëmtuar me mjet prerës.
Teksa merrej në pyetje, vajza, në kushte të rënduara psikologjike, ka kafshuar punonjësen e policisë. Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes në fjalë.
BalkanWeb