Diant Ramaj nuk do luajë për Kosovën. Menaxheri i portierit të njohur, ka dhënë diçka të tillë, në një intervistë për Bild.
“Lajmet janë padyshim të rreme. Interesi nga Kosova është i njohur dhe e kënaq Diantin, por ai e ka bërë të qartë në këtë pikë: Ai nuk do të luajë për Kosovën”, tha Schëab për gazetën gjermane.
Ramaj luan për Heidenheim si i huazuar ndërsa Dortmund zotëron kartonin e 24-vjeçarit.
BalkanWeb