Napoli, Conte: Japim më të mirën në Champions, rruga do jetë e vështirë

Trajneri i Napolit, Antonio Conte bëri vlerësimin e tij para sfidës ndaj PSV në Champions.

“Ambicia jonë është të përpiqemi të kuptojmë se ku jemi dhe si po veprojmë në këtë Champions.

Vitin e kaluar nuk patëm asnjë garë evropiane, dhe ky vit është një udhëtim i ri.  Champions duhet të jetë pak si një shkollë. Ne jemi studentë të mirë që përvetësojmë mësimet e mjeshtrave dhe shpresojmë t’i tejkalojmë më pas.

Është një garë super e vështirë, por kemi ambicien të kuptojmë se çfarë rruge mund të ndjekim pa u emocionuar ose dekurajuar shumë. Kundër City luajtëm me 10 lojtarë, kundër Sporting mbrojtja nuk funksionoi, por prapë fituam”- tha Conte.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×