Anis Mehmeti ka gjetur golin e radhës me fanellën e Bristol City, teksa ndëshkoi Southampton në Championship.
Ishte minuta e 33-të, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Southampton. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.
Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.
24-vjeçari ndërkohë është në kuotën e pesë golave dhe tre asistimeve për këtë edicion të Championship. Kështu synon të thyejë rekordin e sezonit të kaluar ku në fund e mbyllte me 12 gola në kampionat.
BalkanWeb