Anulimi i planit për Villareal-Barcelona në Miami, Tebas hedh “shigjeta” për Realin

Vendimi që ndeshja Villareal-Barcelona të mos luhet në Miami ka sjellë edhe reagimin e Presidentit të La Liga, Javier Tebas. Ai nuk heziton të sulmojë edhe Real Madrid, duke lënë të kuptohet se qëndrimi kundër i Los Blancos ka ndikuar.

“Sot, futbolli spanjoll ka humbur një mundësi për të avancuar, për t’u projektuar globalisht dhe për të forcuar të ardhmen e tij.

“Mbrojtja e ‘traditës’ përdoret nga një perspektivë e ngushtë dhe provinciale, ndërsa traditat e vërteta të futbollit evropian janë të kërcënuara nga vendimet e institucioneve qeverisëse, të cilat vit pas viti shkatërrojnë ligat kombëtare, forcën e vërtetë lëvizëse të industrisë së futbollit evropian, në mes të naivitetit dhe pasivitetit të liderëve evropianë që nuk arrijnë të dallojnë të parëndësishmen nga e domosdoshmja”.

 

“‘Integriteti i kompeticionit’ përdoret si justifikim nga ata që prej vitesh e kanë vënë në dyshim të njëjtin integritet, duke ushtruar presion ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve, duke krijuar narrativë të shtrembëruara, apo duke përdorur presion politik dhe mediatik si mjet sportiv”.

“Dua të falënderoj Villarrealin dhe Barcelonën për angazhimin dhe bujarinë e tyre në pjesëmarrjen në një projekt që kërkonte vetëm rritjen e kompeticionit tonë. Ata nuk mendonin për veten, por për të gjithë”.

 

“La Liga do të vazhdojë të punojë me rigorozitet dhe bindje për ta mbajtur futbollin spanjoll konkurrues, duke u përballur me ata që kërkojnë ta shkatërrojnë, por gjithmonë duke respektuar rrënjët e tij dhe duke siguruar qëndrueshmërinë e tij”.

“Futbolli spanjoll meriton të shikojë drejt së ardhmes me ambicie, jo me frikë. Ne do të vazhdojmë përpjekjet. Këtë herë, u afruam shumë”,- tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×