Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Agustin Kola, një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar, po kalon një periudhë të vështirë. Ish-lojtari i Tiranës aktualisht është i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për Kolën është bërë trajtim i specializuar, pasi është diagnostikuar me ulçerë në stomak. Për momentin, gjendja e tij është e stabilizuar, ndërsa duket i nevojshëm përkujdesi i mjekëve, edhe për një periudhë kohore.

Nuk mund të mungonte një postim në rrjetet sociale nga Tirana, me klubin bardheblu që shpreh bindjen se Kola do e fitojë edhe këtë betejë.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×