A ka pasur presion ndaj prokurorit që heton Ballukun? Lala: Ka pasur tensione në prokurori! Hetuesit nuk dalin as për drekë kur kanë çështje të zyrtarëve të lartë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit mbi hetimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Lala tha se nuk ka prova konkrete për presione politike ndaj prokurorëve, por pranoi se “tensioni brenda SPAK ndihet” sa herë që çështjet përfshijnë figura të larta politike.

“Nuk kam të dhëna për presion që politika mund të ketë ushtruar ndaj prokurorit Prençi. Ai është pjesë e seksionit të korrupsionit. Nuk kam prova për presione, por di të them me siguri se kur ka njerëz të politikës nën hetim, tensioni në SPAK ndihet. Hetuesit nuk dalin as për drekë, urdhrat për kontrolle dërgohen me korrierë të besuar dhe jo përmes policisë,” deklaroi Lala.

Sipas saj, dinamika e punës brenda grupit hetimor tregon se rasti Balluku ka krijuar diskutime dhe debate të brendshme për mënyrën e trajtimit të çështjes.

“Edhe në rastin e Ballukut ka pasur tensione dhe debate në rrethin e prokurorëve, sepse ka ngarkesë të lartë dhe është një figurë me pushtet të madh. Ajo drejton institucione të rëndësishme dhe ka portofolin më të gjerë në qeveri,” theksoi gazetarja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×