
Triumfi përballë Inter u zbeh jo pak pasi Napoli duhet të bëjë tani llogaritë pa shërbimet e Kevin De Bruyne për të paktën 3-4 muaj. Mesfushori belg sapo goditi penalltinë preku me dorë kofshën e djathtë për të dalë më pas nga fusha e lojës. De Bruryne u rikthye në pankine me paterica duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim serioz.
Për fat të keq, rezonanca magnetike vërtetoi pikërisht atë që stafi mjekësor i druhej me shumë, një tërheqje e shkallës së parë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Me anë të një deklarata për mediat, klubi i Napolit bëri me dije se De Bruyne do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në raste të tilla, dëmtime të ngjashme kërkojnë minimalisht 3-4 muaj rikuperim. De Bruyne nuk ka humbur kohë, por ka udhëtuar menjëherë drejt Belgjikës për t’iu nënshtruar atje ndërhyrjes kirurgjikale, ashtu siç bëri edhe Lukaku.
Sky Sport shton se tani Napoli duhet të ribëjë edhe një herë llogaritë nga e para. Në rastin e dëmtimit të Lukakut, Napoli ndërhyri në merkato duke afruar Hojlund, por me De Bruyne situata është ndryshe pasi deri në janar Conte duhet të bëjë llogaritë pa regjisorin e ekipit.
()
and then