“Të çmendur” pas Fisnik Asllani-t, Bayern dhe Barcelona në ndjekje të sulmuesit dardan

Të “çmendur” pas Fisnik Asllanit. Sulmesi i përfaqësueses dardane po kalon një moment fantastic në kampionatin gjerman me fanellën e Hoffenheim, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave “big” të Evropës.

Pas humbjes së Woltemade, i cili përfundoi te Newcastle, Bayern tashmë i ka vënë syrin një sulmuesi të ri. Sipas Sky Sports DE, bëhet fjalë për Fisnik Asllanin. Sulmuesi që ka luajtur 10 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës dhe ka shënuar 2 gola, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Hoffenheim.

Në nëntë ndeshje zyrtare, lojtari i lindur në vitin 2002 ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asiste, dhe padyshim që ka hapësirë ​​të konsiderueshme për përmirësim. Ai tërhoqi vëmendjen e klubit bavarez sezonin e kaluar gjatë huazimit të tij te Elversberg me 19 gola dhe 10 asiste në 39 ndeshje zyrtare, por tani po bën bujë edhe në Bundesligë. Bayern tani e shikon Asllanin si një zëvendësues të Harry Kane.

Por bavarezët më parë duhet të mundin konkurencën e Barcelonës, që ka nisur interesimin, aq më tepër që pëlqehet shumë dhe nga lojtari si destinacion. Një gjë është e qartë, në verë sumuesi do të largohet nga Hoffenheim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×