Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

Prokuroria e Lezhës ka lëshuar 10 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në këtë zonë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për se mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe punonjës policie.

Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.

Ende nuk janë bërë publike emrat dhe detajet e personave të përfshirë, pasi operacioni vijon.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×