Vinin nga Kosova dhe furnizonin grupin kriminal me shtrirje në Laç, Tiranë dhe Burrel, detaje nga arsenali i armëve që u zbulua në kryeqytet

Zbardhen detaje nga arsenali i armëve që u zbuluan sot në kryeqytet. Sipas burimeve mësohet se armët e kapura në Tiranë, dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e “Myslym Shyrit”, edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi. Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh. Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit.

I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×