Kanë marrë oferta nga klubet jashtë Shqipërisë, tre titullarët e Laçit mbajnë në ankth klubin

Klubi i Laçit ka nisur një fushatë rinovimesh, duke filluar me trajnerin Shpëtim Duro, i cili është konfirmuar edhe për sezonin e ri.

LACI

Gjithashtu kanë zgjatur kontratën me klubin portieri Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i majtë, Rudolf Turkaj.

Në vijim gjasat janë që të firmosë kontratën e re edhe fantazisti Mentor Mazrekaj, i cili pas konfirmimit të trajnerit Duro, me shumë mundësi do të qëndrojë sërish te Laçi.

Mirëpo, krahas ruajtjes së grupit, te Laçi duhet të bëjnë mirë llogaritë edhe për firot që mund të ketë pas përfundimit të finales së Kupës ndaj Vllaznisë, më 31 maj.

Mesfushorët titullarë si Juljan Shehu dhe Ardit Deliu, por gjithashtu sulmuesi Saliu Guindo, kanë oferta nga klube jashtë Shqipërisë dhe shanset për të lëvizur janë të mëdha.

Mësohet se kontrata e tyre përfundon me kurbinasit, por gjithsesi lojtarët janë njëkohësisht në negociata me drejtuesit për rinovim, edhe pse për momentin gjithçka është lënë për t’u vendosur pas finales së Kupës.

Ndërkohë, skuadra po u jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Teutës në Durrës. Kurbinasit kanë realizuar objektivin, duke e mbyllur këtë kampionat të dytët, si asnjëherë më parë në historinë e tyre.

Trajneri Shpëtim Duro pritet të bëjë rrotacion në formacion, duke u dhënë hapësirë lojtarëve që kanë pasur pak minuta në javët e fundit.

Përgatitjet për kurbinasit janë të fokusuara totalisht për Kupën, edhe pse do të luhen dy javë kampionat. Gjithsesi, deri më 31 maj, Duro kërkon që të mbajë në tonus grupin, në mënyrë që finalja t’i gjejë në formën më të mirë të mundshme.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×