FOTO/ Një tris për Spallettin, “zgjohet” Juve, triumfon 3-1 ndaj Udineses (VIDEO)

Në pritje të Spallettit, Juve “zgjohet” më në fund, pas 8 ndeshjeve radhazi pa fitore, “Zonja e Vjetër” del me 3 pikë nga takimi përballë Udineses pas suksesit 3-1. Pa Tudor në stol dhe me një dyshe të re sulmi, Openda-Vlahovic, Juve e nisi “zjarr” ndeshjen, me sulmuesin serb që fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë u tregua i saktë duke bërë që “Stadium” të shpërthente në festë pas vetëm 5 minutash lojë.

Udinese reagoi dhe në fundin e pjesës së parë, Zaniolo përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke barazuar shifrat në 1-1. Në fraksionin e dytë ishte Gatti që me kokë në shtyllën e dytë dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer “Zonjën” në avantazh.

Juve vuajti jo pak për të gjetur golin e qetësisë, ku në shtesë, në minutën e 96-të, Kenan Yildiz fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, fantazisti turk u tregua i saktë duke hipotekuar suksesin e Juves.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fal këtij trepikëshi, bardhezinjtë ngjiten në vendin e 7-të në kuotën e 15 pikëve, 3 pikë larg zonës Champions: “E ka radhën Lucio, një tris për Spallettin”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. “Punë të mbarë Luciano”, ishte titulli kryesor i TuttoSport duke i uruar mirëseardhjen ish teknikut “azzurr”.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×