
Policia ka publikuar pamje nga Arsenali i plotë i armëve të zbuluara ditën e djeshme në zonën e Myslym Shyrit.
Në pamje shihet se janë gjithsej 23 armë, mes tyre sniper, municion luftarak dhe uniforma policie.
“Gjatë operacionit “The Van” u sekuestruan 23 armë zjarri (prej të cilave 5 snajperë), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e bluve.
Mësohet se furgoni kishte më shumë se një muaj i parkuar në zonë, ndërsa prej një muaji ai ruhej me efektivë civilë në mënyrë që të zbuloheshin individët që do të hynin në të.
Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve
Kujtojmë se sipas informacioneve arsenali i armëve dyshohet se vjen nga Kosova dhe ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.
and then