
Disa të arrestuar në Tiranë në 24 orë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
NJOFTIMI I POLICISE
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, kapën dhe ndaluan shtetasin I. P., 34 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen F. N., pasi dyshohet se shqetëson një 26-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false që ka hapur me kredencialet e saj. Punohet për kapjen e shtetases F. N..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-tre 17-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur një bashkëmoshatar të tyre;
-shtetasin A. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. R., 65 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se shfrytëzonte një hapësirë publike, si vendparkim automjetesh, dhe dyshohet se nuk lëshon kupon tatimor për automjetet që parkohen aty.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. F., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-arrestuan shtetasin S. Xh., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, bashkëshorten e tij, të cilën gjithashtu ka tentuar ta takojë, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes që ajo ka ndaj tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen N. N.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka zënë një garazh në pronësi të një shtetasi tjetër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. P., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin Xh. U., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke;
-2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një të mitur;
-shtetasi O. A., 22 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
-shtetasit L. L. dhe A. A., pasi u kapën duke hedhur fishekzjarre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. B. dhe E. L., pasi dyshohet se nuk i kishin pajisur subjektet e tyre, me dokumentacion e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen P. Xh., 40 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then