
Real Madridi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Provinciale të Madridit, e cila hodhi poshtë ankesat e UEFA-s, RFEF-së dhe La Ligës lidhur me çështjen e Superligës Evropiane. Vendimi konfirmon se UEFA ka abuzuar me pozitën e saj dominuese dhe ka shkelur rregullat e konkurrencës së lirë në Bashkimin Evropian.
Klubi “mbretëror”, një nga themeluesit e projektit të Superligës, tani ka hapur rrugën për të kërkuar dëmshpërblim shumë-milionësh nga UEFA për dëmet e pësuara. Në komunikatën zyrtare, Real Madridi thekson se ka zhvilluar disa herë bisedime me presidentin Aleksander Ceferin për reforma në futbollin evropian, por pa rezultat.
Në përfundim, klubi i Florentino Pérezit shprehet se do të vazhdojë të punojë për një futboll më transparent, më të drejtë financiarisht dhe më afër tifozëve në mbarë botën.
Në momentin kur u mendua se tensioni mes insitucionit më të lartë të futbollit evropian UEFA-s dhe Real Madrid ishte shuar, vjen ky vendim i gjykatës, që rindez edhe njëherë problematikën e krijimit të një kompeticioni të ri, siç ishte Superliga, ku ekipi mbretëror ishte një nga projektusit dhe mbështetësit kryesor, ndërsa UEFA me në krye Ceferin vijon edhe sot ta kundërshtojë me force këtë ide.
and then