
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi ishte shpallur në kërkim.
Sipas burimeve, i akuzuari dyshohet se ka bashkëpunuar me një person tjetër, ky i fundit tentoi të transportonte 16 kg lëndë narkotike drejt Greqisë.
Autoritetet po hetojnë këtë rast deri në një vendim final.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Vijon operacioni i koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor i 46-vjeçarit që u kap gjatë operacionit, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.
Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Cross Border”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, drejt shtetit grek, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:
D. M., 37 vjeç, të cilit Gjykata e Korçës, më datë 29.10.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi D. M. është bashkëpunonëtor i shtetasit J. B., i cili u kap në fshatin Vishociçë, Devoll, gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, duke transportuar 16 kg lëndë narkotike kanabis, drejt Greqisë.
Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
and then