Shtyhet rikthimi i Xavit në pankinë, refuzon një tjetër skuadër

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka nxitim për t’u rikthyer në pankinë. Pasi u largua nga katalanasit në vitin 2024, tekniku refuzoi disa oferta, përfshirë atë të  fundit nga Spartaku i Moskës në Rusi.

Trajneri aktual i ekipit nga Moska është Dejan Stankoviç, por klubi thuhet se po shqyrton një ndryshim për shkak të performancave zhgënjyese.

Në muajt e fundit, 45-vjeçari Xavi është lidhur me disa klube. Nuk mund  të lihet pa përmendur interesimi i Manchester United, Ajax apo edhe Al Ittihad, por asnjë nga këto oferta nuk e bindi atë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×