
Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar paraqitjen e Erion Veliajt nesër në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se fjalimi i kryebashkiakut do të ketë një interes të jashtëzakonshëm për publikun dhe mediat.
Hitaj shpjegoi se Veliaj nuk pati mundësinë të jepte variantin e tij të qëndrimit në Këshillin Bashkiak, kur u votua shkarkimi i tij, dhe se fjala e tij në gjykatë mund të sqarojë të vërtetën e tij.
“Ajo që do thotë Veliaj ka interes të jashtëzakonshëm sepse pati debate se nuk pati mundësinë të jepte variantin e tij në Këshillin Bashkiak kur votuan shkarkimin. Fjala e tij do jetë me interes sepse besoj se do sqarojë të vërtetën e tij Veliaj,” tha Hitaj.
Ai u shpreh se qëndrimi i Veliajt do të jetë nëse arrestimi i tij ishte një goditje politike apo një arrestim i bazuar në ligj nga prokuroria e posaçme.
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then