
Ndryshimi i trajnerit nuk ndryshon qasjen e Juves në lidhje me Dusan Vlahovic. “Bomberi” serb nuk bën pjesë në planet e “Zonjës së Vjetër”, kjo për një arsye të thjeshtë, paga e tij e lartë. Vlahovic përfiton 12 milionë euro në sezon, një shifër shume e lartë për një lojtar që golat i ka me “pikatore” edhe këtë sezon. Ardhja e Spallettit nuk pritet të sjell një ndryshim të qenësishëm në lidhje me fatin e tij, pasi Juve mbetet e hapur për çdo ofertë që vjen në drejtim të Vlahovic.
Nga Spanja bëjnë me dije se dy klube janë vënë në ndjekje të tij, shohin të serbi opsionin ideal për fazën sulmuese. Atletico Madrid dhe Barcelona do të vihen në lëvizje në fund të këtij sezoni për të gjetur një qendërsulmues të ri. Nuk është një sekret që Barça sheh te Vlahovic zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit, gjithnjë nëse polaku nuk do të rinovojë kontratën e tij e cila ashtu si Vlahovic i përfundon në fund të këtij sezoni.
Në verë, Atletico Madrid dhe Barça pritet t’i bashkohen edhe disa ekipeve në Premier League, që gjithashtu pritet të futen në garë për sulmuesin e Juves. Për të gjithë palët e interesuara, Vlahovic përfaqëson një okazion të vërtetë pasi nga Torino do të largohej falas, në një kohë kur mes tij dhe Juves kanë ngrirë prej kohësh negociatat për rinovimin e kontratës aktuale.
()
				
             

 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
					 
                     and then
 and then