
Ish- truproja e Fatos Nanos, Viktor Agolli ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ku foli ndër të tjera për takimin e fundit me shefin e tij, me të cilin punoi 14 vjet.
Agolli tha se në 2019 u takua me Nanon në Durrës ku ish-kryetari i PS ishte i shoqëruar me një njeri të afërt të familjes.
“Dukej mirë me shëndetin, dhe sapo u takuam më tha atë shprehjen që ma thonte gjithnjë: E dija se do të bëheshe njeri! Dhe unë i thashë se jam produkt i shkollës së Fatos Nanos”, kujton shoqëruesi i tij Viktor Agolli.
Viktor Agolli: Kam që vitin e shkuar që e ndjek ecurinë e shëndetit të ish-kryeministrit dhe shefit tim Fatos Nano.
Kur po vija në gjumë mbesën, më marrin në telefon nga familja që ndërroi jetë.
Takimi i fundit me Nanon ka qenë në Durrës në 2019, isha shef kufiri i Durrësit. Kishte ardhur në një restorant me kushëririn e tij, dhe dikush më thotë se ka ardhur shefi yt.
Në 2019 ka qenë mirë me shëndet, me batutë e humor.
Unë kam qenë sportist, e doja muzikën, politikën, në vitin 1989 e dëgjoja gjthmonë “Zërin e Amerikës” dhe kam ndjekur intervistat e Fatos Nanos dhe Gramoz Pashkos.
Kur ra sistemi, ne kemi shkuar tek selia qendrore e PS dhe kërkonim të takonim Fatos Nanon. Ka qenë liberal demokrat, ai më përzgjodhi ndoshta ngaqë nuk abuzova me detyrën, besnikëria.
Unë kam punuar 14 vjet me të.
and then