Laporta bisedime me Bajernin e Mynihut, Barcelona ofron shumën e majme për Levandovskin

Robert Levandovski vijon të mbetet objektivi numër një i për Barcelonën në merkaton e verës, por problemet financiare e kanë stepur disi Barçën që të nisë sulmin final për sulmuesin e Bajernit të Mynihut.

levandovski

Gjithsesi, në Barcelonë janë optimistë se do të gjejnë gjuhën e përbashkët me gjermanët për të siguruar shërbimet e polakut.

Bajerni i Mynihut është treguar këmbëngulës në idenë e tij për ta mbajtur Levën edhe një sezon në Mynih me riskun për ta humbur me parametra zero.

Ky qëndrim është zbehur në javët e fundit, teksa në Mynih po mendojnë për një zgjidhje alternativë, por janë në pritje të ofertës së duhur për sulmuesin 34-vjeçar.

Sipas mediave spanjolle, presidenti Laporta i ka dërguar një tjetër mesazh Bajernit të Mynihut, teksa ka saktësuar se 35 milionë euro do të jetë çmimi që do të paguajë për Levandovskin.

Teksa shifra përfundimtare mund të arrijë 40 milionë euro, duke përfshirë 5 milionë bonuse.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×