Dy ndeshjet e fundit të kampionatit mund të shërbejnë edhe si një lloj testi për lojtarët e Dinamos, në të cilën mund të marrin hapësirë të rinjtë.

Por duke qenë se ndeshja e parafundit është një derbi me Tiranën, pritet që trajneri Vanoli të vazhdojë me titullarët. Një përjashtim mund të bëjë mbrojtësi i majtë, Aleksandër Isaevski.
Ai ka lënë pas dëmtimin në gju, që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë, dhe duket se ka fituar formën për të luajtur.
Maqedonasi është aktivizuar 90 minuta në një nga ndeshjet e fundit të Dinamos U-21, ku e ka ndjekur nga afër edhe trajneri Vanoli.
Të shtunën Isaevski pritet të marrë minuta, nga fillimi ose si zëvendësues. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të jenë lojtarët që janë aktivizuar javët e fundit në kampionat.
Arena e Lajmit
Loading…
and then