Bandat shqiptare shtrijnë ‘tentakulat’ në trafikun e drogës në Amerikën Latine, zyrtarë të policisë shqiptare shkojnë në Ekuador e Kolumbi

Droga 2 850x450

Zyrtarë të policisë shqiptare kanë vizituar Kolumbinë dhe Ekuadorin për trafiqet e drogës ku janë përfshirë organizata kriminale shqiptare me veprimtari në Amerikën Latine.

Kontejnerë që vijnë nga Amerika Latine në Portin e Durrësit dhe ku zbulohen sasi kokaine po shtohen dhe kjo ka shqetësuar edhe policinë shqiptare.

Burime për gazetarin e News24 Igli Çelmeta bëjnë me dije se disa efektivë dhe agjentë të anti-drogës së Policisë se Shtetit, por edhe drejtues të lartë të policisë shqiptare janë takuar me homologët e tyre të anti-drogës në Kolumbi dhe Ekuador ku kanë shkëmbyer informacione rreth trafikut te kokainës nga Amerika Latine për në Europë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×