Balluku e pandehur nga SPAK, Hazizaj: SPAK mund të ketë marrë të gjitha provat ndaj saj, ndaj nuk është arrestuar

Avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, si dhe publikimin e disa përgjimeve të reja mes saj dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

Duke folur për arsyet pse Balluku nuk është ndaluar nga SPAK, ndryshe nga raste të tjera të bujshme si ato të Erion Veliajt apo Ilir Metës, Hazizaj theksoi se çdo masë sigurie duhet të bazohet në rrezikun konkret për prishjen e provave.

“Ndryshe nga Veliaj apo Meta, ndaj Ballukut mund të jenë administruar tashmë të gjitha provat dhe nuk ka çfarë të shkatërrojë më. Deri tani kanë dalë telefonat,” u shpreh Hazizaj.

Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja pse organi i akuzës nuk ka kërkuar masë arresti për zëvendëskryeministren, duke pritur përfundimin e analizës së të gjitha provave materiale të mbledhura gjatë hetimeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×