Juventusi me synime të qarta merkato, kërkohet një zëvendësues ideal i Kielinit

Xhorxho Kielini do të provojë një eksperiencë të fundit në Amerikë pas 17 vitesh te Juventusi dhe gjiganti italian pritet që të zëvendësohet nga dikush tjetër.

KULIBALI

Ndërsa Lacio dhe Juventusi kanë ngritur piketa të rëndësishme për shkëmbimin kokë më kokë Açerbi-Rugani, drejtori sportiv, Federiko Kerubini, mësohet se ka hapur bisedimet me Arsenalin për Gabrielin.

Brazilini 25-vjeçar shihet me shumë perspektivë dhe për kartonin e tij Juvja u ka ofruar “Topçinjve” kartonin e mesfushorit Artur Melo. Ndërkohë, emri tjetër është i vështirë për t’u arritur.

Bëhet fjalë për Kalidu Kulibali të Napolit, për të cilin Juventusi po përgatit një operacion “alla Higuain”, me vlerë 30-40 milionë euro.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×