“Mos fol ose…”/ Rrëfehet në mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kisha frikë, më ndiqnin me makinë dhe…! Ja kush ishte në dhomën ku ndodhej i plagosuri

Vijon në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Plumbi i Artë”.

Julian Malaj, mjeku që ka vizituar Nuredin Dumanin e plagosur pak para se të arrestohej ka dëshmuar sot në seancë, ku ka dhënë detaje nga dita kur ka takuar Dumanin.

“Dikush më mori në telefon në orën 09:30 dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Atje më priti dikush që kishte probleme me të ecurën, çalonte, dhe më çoi në disa rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament”, tha ai, ndërsa ka kujtuar se i kanë kërkuar që të mos tregojë asgjë nga ato që do të shohin aty.

“Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels i cili kishte plagë me armë zjarri dhe u bëra të ditur se kishte nevojë të operohej. Plumbi kishte hyrë por nuk kishte dalë nga trupi. Atje ishte edhe një vajzë, si edhe Bërdalla, një person që kishte një laborator. As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”, tregon ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×