Shkëlqeu në debutim, Dinamo për “dopion” ndaj Vllaznisë

Dinamo do të udhëtojë këtë fundjavë në drejtim të Shkodrës, ku do të përballet me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Skuadra e Dajës që tashmë duket se ka nisur e qetë udhëtimin e saj drejt “Final 4”, do të ketë një provë force mjaft të vështirë në veri, aty ku përballë do të ketë Vllazninë që këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë.

Dy skuadrat, natyrisht që do të synojnë që të marrin fitore nga ky takim për të komnfirmuar veten e tyre mes më të mirëve, ndërkohë që Dinamo di mirë se si mund të fitohet ndaj shkodranëve. Diçka të tillë, kryeqytetasit e kanë bërë që në debutimin e tyre në Superiore këtë sezon, duke fituar në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-1. Në këtë takim, Vllaznia vjen pas një barazimin spektakolar në Rrogozhinë me rezultatin 2- 2, ndërkohë që Dinamo ka marrë një barazim pa gola kundër Teutës në “Elbasan Arena”, duke vazhduar me ecurinë e saj prej 5 ndeshjesh pa pësuar.

NDESHJA E PARË- Dinamo dhuroi spektakël në takimin e parë për këtë sezon, takim ky që përkonte me javën e dytë të Superiores por angazhimi në Europë bëri që Dinamos t’i shtyhej ndeshja me Teutën. Veç fitores me rezultatin 3-1, Dinamo dhuroi edhe një paraqitje shumë të mirë duke treguar se është një prej skuadrave pretendente këtë sezon, pavarësisht se në javët pasuese, forma e tyre u zbeh.

NDESHJA ME MË SHUMË GOLA- Dinamo i shënoi 3 gola Vllaznisë në ndeshjen e parë të sezonit dhe për blutë, kjo është sfida e vetme ku kanë shënuar 3 gola pasi në të gjitha të tjerat kanë shënuar më pak, ose nuk kanë shënuar fare. Njëkohësisht, është ndeshja me më shumë gola që Dinamo ka zhvilluar këtë sezon. Në asnjë takim tjetër të bluve, nuk janë shënuar 4 gola. Interesant është fakti se edhe për Vllazninë, Dinamo është skuadra e vetme e këtij sezoni që i ka shënuar 3 gola, ndërsa ndaj të tjerave ka pasur një mbrojtje më hermetike, ku edhe ka arritur të marrë fitore të rëndësishme.

PËRBALLJET DIREKTE- Dy skuadrat janë përballur plot 62 herë mes tyre, ku Vllaznia ka qenë superiore në sfidat direkte. Shkodranët kanë arritur të fitojnë 25 ndeshje, karshi 21 ndeshjeve që i ka fituar Dinamos. 16 sfida të tjera mes tyre, janë mbyllur në barazim ndërkohë që edhe golaverazhi flet për shkodranët. Vllaznia ka arritur të shënojë 76 gola ndaj Dinamos, ndërsa blutë janë në kuotën e 74 golave.

KLASIFIKIMI- Këtë sezon të dyja skuadrat janë kthyer në pretendente dhe nuk po lëshojnë shumë terren pavarësisht oshilacioneve që mund të kenë pasur. Pas 10 javëve të para të këtij kampionati, Vllaznia e sheh veten në vendin e parë me 20 pikë, 2 më shumë se Dinamo e vendit të katërt. Megjithatë, kjo përballje direkte mes tyre mund të ndryshojë situatën duke qenë se diferencat janë shumë të ngushta.

NDESHJA- Takimi i javës së 11 të Superiroes, do të zhvillohet ditën e shtunë duke nisur nga ora 17:00. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të jetë i fundit për të dyja ekipet para se të marrin pushimet për shkak të Kombëtares.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×