
Ish-mesfushori i njohur i Arsenalit, Granit Xhaka do të përballet këtë fundjavë ndaj londinezëve. Lojtari i Sunderland, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencë për shtyp.
“Ne e dimë cilësinë që ka Arsenali. Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua – kam kaluar shtatë vite të mrekullueshme atje. Ende kam kontakt me shumë lojtarë, me stafin e trajnerëve.
Të luash kundër tyre këtu në Sunderland, sigurisht, është shumë e veçantë. Shpresoj ta shijoj edhe unë dhe le të shohim se kush është skuadra më e mirë atë ditë.”
“Askush para sezonit nuk mendonte se do të ishim aty ku jemi, por për mua nuk është për t’u habitur, sepse punojmë shumë.”
and then