Kallaku, “truri” i mesfushës shkodrane. Martini më në fund e ka armën e tij

Kishte kohë që nga ai pritej të kthehej në formën dhe lojën e tij më të mirë, e duket se ndeshja ndaj Egnatias ishte momenti i duhur që të shfaqte aftësitë e tij. Fjala është për Sherif Kallakun, mesfushorin e Vllaznisë që në takimin ndaj rrogozhinasve shkëlqeu.

Duke qenë futbollisti më i mirë në fushë për të dy skuadrat e duke merituar edhe çmimin si lojtari i ndeshjes në përfundim të 90 minutave. Por, jo vetëm goli i shënuar në minutën e 43-të që ishte spektakolar nga mënyra e ekzekutimit ranë në sy nga ana e 27-vjeçarit. Pasi edhe loja e prodhuar nga fushëkrujasi ishte në nivelin e duhur. Ku thuajse çdo top në mesfushën e kuqebluve kalonte nga këmbët e numrit 10-të. E çdo aksion i rrezikshëm i skuadrës së Martinit erdhi nga fantazia dhe klasi i Kallakut. I cili duket se tashmë ka arritur formën optimale pas një starti të ngadaltë të kampionatit. Kjo edhe për faktin se iu bashkua shumë vonë dhe thuajse në fundin e merkatos ekipit shkodran.

Duke mos pasur ritmin dhe formën më të mirë sportive, pasi cilësitë nuk diskutohen për ish-futbollistin e Teutës. Cilësi dhe aftësi për të cilat këmbënguli gjatë gjithë verës Vllaznia për t’a afruar në gjirin e saj Kallakun. I cili po ashtu ishte një “fiksim” i trajnerit Martini, kjo edhe nga bashkëpunimi i tyre i suksesshëm në të shkuarën tek skuadra e Teutës.

Tashmë duket se loja e kuqebluve “diktohet” nga këmbët e Kallakut, që po shndërrohet në një nga futbollistët më të rëndësishëm të formacionit shkodran. Ku edhe me golin ndaj Egnatias në barazimin e fundit 2-2, në kuadër të javës së 10-të të Superiores, ai u bë po ashtu lojtari i 10-të që gjen golin tek Vllaznia deri në këto momente të sezonit. Ku më parë kishin gjetur rrjetën për 9 herë kampionët e vendit edhe Balaj, Jago, Mala, Kastrati, Bismark, Gurishta, Hakaj, Bajrami dhe Murataj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×