Prej 10 shkurtit i arrestuar, Avokatja e Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, së bashku me komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja, zhvilluan sot një vizitë në ambientet e burgut të Durrësit, ku ndodhet në paraburgim prej disa muajsh kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Vizita e përfaqësuesve të institucionit të Avokatit të Popullit mësohet se u realizua pas një ankese të paraqitur nga vetë Veliaj.

Ankesat e Veliajt raportohet se kanë qenë prej kohësh në verifikim, por sot kryesuesja e institucionit e ka vizituar nga afër kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×