Chivu shkund skuadrën, ndaj Lazios duhet më shumë…Inter

Në letër, Inter vijon ecurinë pozitive, me 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, por ndjesitë nuk janë pozitive, as te tifozët, por as te trajneri Christian Chivu. Është e vërtetë që zikaltërit dolën me 3 pikë nga takimet kundër Verona-s në Serie A dhe ndaj Kairat në Champions, por fakt është që ishim me shumë fat në këtë dy sfida, që në letër duhet të ishin një “lojë fëmijësh”.

Nuk e priti mirë paraqitjen e fundit ndaj Kairat në Champions tekniku zikaltër, me Chivun që shpërtheu ndaj lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Pikërisht ky detaj mori edhe faqen e parë të La Gazzetta dello Sport: “Chivu shkund skuadrën, duhet më shumë Inter”, ishte titulli kryesor i të përditshmes italiane.

La Gazzetta
La Gazzetta

Trajneri i Inter kërkon nga djemtë e tij një reagim të fortë pasi këtë të diel presin në “San Siro” ekipin e Lazios, një skuadër që po bën mirë këtë periudhë më 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×