
Nuk është koha për të eksperimentuar, është koha për të marrë 3 pikët e plota ndaj Andorrës, për këtë është i qartë Sylvinho dhe të gjithë në radhët e ekipit përfaqësues. Më 13 nëntor, tekniku kuqezi pritet t’i besojë të njëjtët lojtarëve që shkruan historinë në Serbi, por brenda një muaji balancat kanë ndryshuar jo pak mbi të gjitha në mesfushë.
Këtë periudhë Asllani po has shumë vështirësi te Torino, me mesfushorin kuqezi që ka humbur statusin e tij si titullar, por në të njëjtën kohë, në Serie A po bëjnë ligjin dy mesfushorë të tjerë shqiptar, Ramadani dhe Berisha. Dikur, në fillimet e Sylvinho-s, Ramadani ishte i paprekshëm në Kombëtare, por pak nga pak e humbi këtë status, me Sylvinhon që preferon Shehun dhe Laçin përkrah Asllanit.
Ramadani është rikthyer në versionin e tij më të mirë këtë sezon në radhët e Lecce ku në 10 ndeshjet e fundit ka zbritur gjithnjë si titullar duke grumbulluar 874 minuta në total. Në 10 javët e para, Ramdani është lojtari që ka vrapuar më shumë në Serie A, plot 115,9 kilometra.
Jo vetëm Ramadani, një formë fantastike po kalon edhe Medon Berisha, me këtë të fundit që u vlerësua nga mediat italiane si lojtari më i mirë i javës së 10-të në Serie A. Forma e dy lojtarëve të Lecce mund të sjell një ndryshim të rëndësishëm në skemat e Sylvinho-s në vigjilje të transfertës përballë Andorrës.
()
and then