
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ndodhet në qeli në burgun e Durrësit, do të qëndrojë sot për disa orë jashtë qelisë, për një arsye familjare.
Babai i tij ka ndërruar jetë dhe ceremonia e varrimit do të kryhet të shtunën në Durrës.
Mësohet se orari i lejes që ka dhënë Drejtoria e Burgjeve është 12:30-16:00 dhe Lulzim Berisha do të shoqërohet në masa të rrepta sigurie.
Pas 1 viti e 3 muaj i arrestuar në Spanjë, Lulzim Berisha u ekstradua në Shqipëri më 18 mars.
and then