
U mendua se fillimisht ndeshja me Dinamon do të luhej në një stadium tjetër për Vllazninë. Kjo për shkak të mbjelljes së barit në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”.
Punime të cilat kanë nisur në Shkodër që nga dueli i fundit i luajtur në shtëpi përballë Tiranës në datën 24.10.2025. Pra, pak më shumë se dy javë më përpara, por duket se një periudhë e tillë kohore ka qenë e mjaftueshme për të “sistemuar” gjithçka përsa i përket fushës së stadiumit. Kjo pasi punimet kanë qenë me ritme intensive, të mbuluara totalisht nga Bashkia Shkodër. E cila administron impiantin dhe është përgjegjëse për ambientet e tija. Në këtë mënyrë tashmë gjithçka është gati për ndeshjen me Dinamon në Shkodër.
Me tapetin e ri të stadiumit që patjetër ka përmirësuar cilësinë e fushës së mëparshme. E cila në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës u pa qartë që ishte në gjendje të mjerueshme. Por, në mënyrë që Vllaznia të mos humbasë asnjë ndeshje në shtëpi, që ka qenë edhe pika e fortë e shkodranëve është bërë më e mira që punimet të përfundojnë në kohën e duhur. Tashmë gjithçka do të zyrtarizohet me duelin e radhës ndaj Dinamos. Ku pas ndërhyrjeve për tapetin e ri, është premtuar edhe një ndërhyrje në tribunat e stadiumit apo edhe pankinat ku ulen ekipet.
Pasi ndenjëset tashmë janë konsumuar totalisht dhe thuajse janë jashtë funksionit. Dhe për këto rinovime në “Loro Boriçi” do të presim për zhvillime të reja në ditët në vijim, kjo për t’i dhënë një pamje tjetër stadiumit të dytë për nga rëndësia dhe kapaciteti në vendin tonë.
and then