Serie A/ E shtuna zhgënjyese, Juventus dhe Milan barazojnë, kreu mbetet në “tentativë”

E shtuna rezultoi të ishte zhgënjyese për dy bigët e kampionatit Italian, me Juventusin e Milanin që arritën të merrnin vetëm nga 1 pikë.

Juventus, e drejtuar nga Luciano Spalletti, ka zhgënjyer sërish me një barazim 0-0 në derbin e Torinos, duke marrë vetëm një pikë në shtëpi ndaj rivalëve të qytetit. Pavarësisht dominimit të lojës dhe krijimit të mundësive, bardhezinjtë nuk arritën të shënojnë, ndërsa sulmuesit e tyre u treguan të pafuqishëm për të realizuar. Edon Zhegrova, i cili hyri në fushë në minutën e 64-t, nuk mundi të ndryshonte gjërat. Ndeshje shumë e mire për qendërmbojtësin e kombëtares tone Ardian Ismajli, I cili ishte I pakaluaeshëm në mbrojtje, duke qenë ndër lojtarët më të vlerësuar. Kristjan Asllani ndërkohë hyri në fushë vetëm në pjesën e dytë. Pas këtij barazimi, Juventus qëndron në vendin e 5-të me 19 pikë, ndërsa Torino, që mundi të ruajë portën e paprekur, renditet e 11-ta me 14 pikë.

Ndërkohë, Milan ka humbur mundësinë për të marrë tri pikë në transfertën ndaj Parmës, edhe pse ka qenë në avantazh 2-0. Në një ndeshje plot emocione, kuqezinjtë kaluan të parët në minutën e 12-të me një gol të Alexis Saelemaekers dhe u dyfishuan me Rafael Leao, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 24-të. Megjithatë, Parma reagoi, duke ngushtuar shifrat në fund të pjesës së parë me Adrian Bernabe. Në pjesën e dytë, Parma arriti të barazonte me golin e Enrico Del Prato me kokë pas një harkimi të bukur nga e djathta në minutën e 60-të, dhe rezultati nuk ndryshoi më, pavarësisht se kuqezinjtë paten shanse shumë të mira për tu rikthyer në avantazh. Milan tani është i dyti në tabelë me 22 pikë, ndërsa Parma renditet në vendin e 17-të me vetëm 8 pikë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×