
Ish-prokurori Eugen Beci e ka cilësuar problematike faktin që zyrtarë të lartë të marrë të pandehur nuk japin dorëheqjen, sic është rasti i Belinda Ballukut.
Beci tha se ndonëse qeveria mund ta shkarkojë përmes procedurës kjo nuk po ndodh ndaj duhet të ndryshojë neni 62 i Kushtetutës për shkarkimin e zyrtarëve të lartë nga detyra si në rastin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Ka 2 elementë që shteti qëndron në fuqi, procedura dhe prezumimi i pafajësisë, të dyja këto Kushtetuesja e pati në konsideratë.
SPAK ka krijuar një realitet të ri, duke krijuar perceptimin se një i korruptuar shkarkohet me procedurë, ndaj do të duhet që neni 62 të ndryshojë, të shkruhet “kur merret e pandehur”. Sepse duket sikur nuk i bëhet dot gjë një zyrtari të lartë për ta shkarkuar”, tha ish-prokurori Eugen Beci.
Eugen Beci: ka 2 elementë që shteti qëndron në fuqi, procedura dhe prezumimi i pafajësisë, të dyja këto Kushtetuesja e pati në konsideratë. SPAK ka krijuar një realitet të ri, duke krijuar perceptimin se një i korruptuar shkarkohet me procedurë, do të duhet që neni 62 të ndryshojë, të shkruhet “kur merret e pandehur”. Sepse duket sikur nuk i bëhet dot gjë një zyrtari të lartë për ta shkarkuar.
Nuk mund të jesh duarjashtë dhe të thuash nuk kam ca bëj. I pandehuri është një hap larg të dënuarit, dhe duhet të marrësh masa për ta shkarkuar. Gjyqtarët kur merren të pandehur shkarkohen, pse politika nuk e bën këtë. Pse nuk zbatohet?
and then