Duke mbajtur lidhur për qafe me zinxhirë disa vajza me ngjyrë/ Rishfaqet fotoja e bujshme e Khloe Kardashian si tutore

ipiccy_image-45

Pas skandalit të tradhtisë nga ish-partneri i saj, Tristian Thompson, Khloe Kardashian është vënë sërisht në qendër të vëmendjes.

Këtë herë bëhet fjalë për një foto të saj në vitin 2003 në festën e Halloween, ku mban rolin e një tutoreje që ka lidhur për qafe me zingjirë katë vajza me ngjyrë.

Kjo foto që hap debat rreth 38-vjeçares u publikua në fillim të kësaj jave nga një faqe në rrjetet sociale që mbështet familjen Kardashian. Fotoja e Khloe Kardashian ka qenë shkrepur në klubin e natës, “Avalon” në Hollywood të Kalifornisë 18 vite më parë. Në atë kohë , ylli televiziv ishte vetëm 19-vjeçe dhe mbante veshur një kostum ngjyrë të kaltër dhe një bluze të bardhe të cilën e kombinoi me kapelen. Ndërkohë vajzat ishin të veshur “provokuese” me korse dhe mbathje.

Sipas “The Indipendent” vajzat që ishin në foton e Khloe ishin aktorja Meagan Good dhe e motra, si dhe binjaket Malika dhe Khadijah Haqq. Pasi u rishfaq, kjo foto solli reagime të shumta duke e konsideruar si diçka raciste.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×