Shqipëria sfidon Andorrën, zbulohet emri i gjyqtarit kryesor që do të vendosë drejtësi

Shqipëria do të luajë në transfertë me Andorrën në orën 20:45 ditën e enjte në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndërkohë pak më parë është zbuluar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Kryesori do të jetë rumuni Horațiu Feșniç një arbitër me përvojë, që nuk e ka arbitruar asnjëherë Kombëtaren, por disa klube shqiptare si Partizani, Tirana dhe Vllaznia në Europë.

36-vjeçari do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Valentin Avram, Alexandru Cerei dhe Rares Vidican. Në VAR do jenë Ovidiu Haţegan me ndihmës Adrian Costreie.

Ai debutoi si arbitër kryesor në Rumani më 12 mars 2012 në moshën 22-vjeçare. Në 2016-ën u përfshi në listën e FIFA-s si gjyqtar ndërkombëtar dhe i janë besuar disa ndeshje të rëndësishme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×