
Kishte dalë 1 vit më parë nga burgu, ndërsa sot u vra në një atentat mafioz. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Skeda e tij është e mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa është i profilizuar edhe si miku i Emiljano Shullazit, kreut të grupit ku bënte pjesë. Dani pas disa kërkesave të refuzuara për lirim me kusht që prej vitit 2022, pas transferimit në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa qëndroi në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë, ai kërkoi lirimin. Dhe kjo liri erdhi më 6 tetor 2024. Mësohet se ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.
Gilmando Dani, i dënuar si pjesë e grupit kriminal të Emiljano Shullazit, është liruar me kusht një vit më parë, pasi më herët i ishin refuzuar disa herë kërkesat për përfitimin e kësaj mase.
Dani ishte arrestuar rreth një dekadë më parë për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Në vitin 2022, ai kishte paraqitur kërkesën për lirim me kusht në Gjykatën e Kavajës, duke pretenduar se kishte vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Pas disa refuzimesh radhazi, gjykata ka miratuar lirimin e tij me kusht një vit më parë.
Sipas vendimit të gjykatës, Gilmando Dani, bashkë me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kishin kërcënuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marrë pesë herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotelit “Vollga” në Durrës.
Dani u dënua për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie”, kryer në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.
I gjithë grupi i Shullazit u dënua në vitin 2018 me gjithsej 55 vite burg, ndërsa kreu i bandës, Emiljano Shullazi, mori dënimin prej 14 vitesh. Arrestimet e tyre u kryen në vitin 2016.
and then