
Detaje të reja nga atentati i ndodhur dje në Rinas.
Gazetarja Xhensila Odra raporton se dyshohet se atentatorët kanë patur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.
Makina Toyota ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullimin i ndaluar.
E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qënë pa energji elektrike. Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamera nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit.
and then