VIDEO/ I vetmuar dhe i përlotur, festa e trishtë e Brojës! Çfarë ndodhi në Andorrë?

Shqipëria shkruajti historinë këtë të enjte teksa për herë të parë shkon në Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë e Sylvinhos vuajtën jo pak ndaj Andorrës, por fituan 0-1 me golin e Asllanit.

Pavarësisht se luajti titullar dhe dukej se do ishte momenti i Brojës, nuk ndodhi kështu, pasi sulmuesi kuqezi nuk la dot gjurmë. Ashtu sikurse ka zhgënjyer në këto kualifikuese, Broja sërish nuk gjeti dot veten.

Pas vërshëllimës së arbitrit, të gjitha festuan por jo Broja, i cili u pa i vetmuar dhe i përlotur për shkak të formës së tij të dobët.

“Duhet të vish,” i tha, “kjo ditë është edhe e jotja.” Hysaj e tërhoqi drejt pjesës tjetër të skuadrës, pikërisht para se të bëhej fotografia historike.

Gjithsesi, te Shqipëria besojnë se dita e Brojës do vijnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×