
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift është gjetur i vdekur në banesën e tyre të enjten, raportojnë mediat franceze.
Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë për dëgjimin e dy të shtënave me armë në adresën 101 Rue Général-Paulet. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupat e një burri dhe një gruaje me origjinë shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.
Sipas raportimeve nga mediat franceze, hetuesit po e orientuan çështjen drejt pistës së vrasjes së gruas dhe më pas vetëvrasjes së autorit të dyshuar.
Çifti ishte prindër i dy fëmijëve. Njëri prej tyre nuk arriti të kthehej në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin që ndodhi tragjedia.
and then