FOTO/ Dyshohet se nuk u respektuan standardet e sigurisë, ky është misri i bllokuar që erdhi nga Serbia në Shqipëri

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar 50 tonë misër për bagëti, i importuar nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve nga ky vend. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, çështje që ka ngritur shqetësim tek autoritetet dhe ka vendosur në fokus produktet bujqësore të importuara.

Misri Serb
Misri Serb

Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer kontrollet e para dhe kanë marrë mostrat për analiza laboratorike. Aktualisht, të gjithë 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe verifikimet paraprake.

Në të njëjtën kohë, AKU Elbasan ka shtuar kontrollet në disa subjekte të tjera të qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Autoriteti thekson se çdo produkt që nuk përmbush standardet e kërkuara do të bllokohet dhe, në rast nevoje, do të asgjësohet.

Institucionet vazhdojnë monitorimin, ndërsa rezultatet përfundimtare të analizave pritet të publikohen në ditët në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×