
Vetëm një hap larg arritjes së një rekordi unik, si ekipi i vetëm përfaqësues Evropian që mund të kualifikohet në një Botëror pa pësuar asnjë gol, Anglia kërkon t’i bëjë një mbyllje perfekte fazës kualifikuese. Pavarësisht se përballë kanë një rival modest si Shqipëria, trajneri Tuchel kërkon nga ekipi i tij përqendrim maksimal pasi në sytë e tij kuqezinjtë janë një ekip i fortë që ka pësuar vetëm 3 gola në 7 ndeshje:
“Duam të fitojmë përsëri. Përballemi me një skuadër që është e vështirë për t’u mposhtur, ata pësuan vetëm tre gola, dy nga ne, kështu që është e vështirë të krijosh raste, e vështirë të shënosh kundër tyre”
Në konferencën zyrtare për shtyp, Tuchel vlerësoi Armando Brojën, një lojtar që e njeh mirë:
“Brojën e njoh shumë mirë sepse ishte lojtari im te Chelsea. Ai luan rregullisht për Shqipërinë dhe kryesisht në krahun e djathtë, ku e presim nesër. Ai sjell thellësi dhe shpejtësi, është i rrezikshëm sepse gjithmonë mendon për të shënuar. Shpresoj të kemi zgjidhje për ta mbrojtur atë”.
Ashtu si Tuchel, edhe kapiteni Harry Kane nuk dëshiron të ul ritmin pikërisht tani, në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese, por edhe ndaj Shqipërisë kërkon një rezultat pozitiv:
“Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari, duhet të përpiqemi ta arrijmë nivelin tonë më të mirë. Nuk do të jetë ndryshe ndaj Shqipërisë”
()
and then